Hoti uron dy vjetorin e Ushtrisë së Kosovës
14 Dhjetor 2020
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në dy vjetorin e formmit të Ushtrisë së Kosovës, ka thënë se 14 dhjetori është ditë historike.
Ai ka shtuar se angazhimi dhe përkushtimi i djemve dhe vajzave në FSK është për çdo lëvdatë. Sipas Hotit, me profesionalizimin e tyre vajzat dhe djemtë e Kosovës do të japin kontribut të çmuar për paqe në rajon dhe në botë.
“Kosovë, Urime 14 Dhjetori – Dita e Ushtrisë! Dy vjet më parë, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi tri Ligje, të cilat bën të mundur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri. Në këtë ditë historike uroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, ndërsa pjesëtarët e FSK-së i përgëzoj për të arriturat e vazhdueshme. Angazhimi dhe përkushtimi i djemve dhe vajzave tona në FSK është për çdo lëvdatë, ndërsa ndihma e miqve tanë në ngritjen e kapaciteteve të tyre ka qenë dhe mbetet e jashtëzakonshme, për çka u jemi falënderues përherë. FSK-ja në NATO është synimi ynë. Me profesionalizimin e tyre vajzat dhe djemtë e Kosovës do të japin kontribut të çmuar për paqe në rajon dhe në botë”, ka shkruar Hoti në Facebook./21Media
Kosovë, Urime 14 Dhjetori – Dita e Ushtrisë!
Dy vjet më parë, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi tri Ligje, të…
Posted by Avdullah Hoti on Monday, December 14, 2020