Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ua ka uruar festën e Vitit të Ri qytetarëve të Kosovës, teksa ka përmendur edhe arritjet e qeverisë së tij përgjatë kohës së qeverisjes.

Hoti, përmes një videoje në “Facebook”, ka thënë se pakoja ekonomike ka qenë një ndër më të mëdhatë në vend, gjersa ka vlerësuar se Kosova ka qenë një ndër vendet që ka menaxhuar më së miri pandeminë.

Tutje, ai ka falënderuar edhe punonjësit shëndetësor, policët, inspektorët e qytetarët për, siç thotë ai, profesionalizmin e treguar përgjatë pandemisë.

Hoti ka thënë se vitin në të cilin po hyjmë do të vazhdojnë të ruajnë integritetin e institucioneve dhe të promovojnë vlerat demokratike, përmes një qeverisje që ofron normalitet në jetën e përditshme./21Media