Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka uruar Kiana Kryeziun e cila të dielën fitoi medaljen në një garë ndërkombëtare të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë.

Hoti shkruan se Kiana me sukseset e saj po bënë histori dhe po e lartëson e nderon flamurin e shtetit të Kosovës.

Hoti shkruan se rinia dhe sporti janë ambasadorët më të mirë të Kosovës.

“Rinia dhe sporti, ambasadorët më të mirë të Kosovës! Kiana Kryeziu është edhe një vajzë kosovare, që me sukseset e saj po bënë histori dhe po e lartëson e nderon flamurin dhe shtetin e Kosovës. Kiana, skitarja e parë që i solli Kosovës medaljen e argjendet nga një garë ndërkombëtare e Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë, është njëra nga 24 bursistet e KOK-ut, “Shpresa Olimpike 2021”. Gjithmonë krenar me sukseset e të rinjve tanë!”, ka shkruar Hoti.