Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka mirëpritur ftesën e emisarit të presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell, për rifillimin e dialogut.

Hoti ka thënë se vazhdimi i dialogut është hap kyç për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen reciproke.

“Aktivitetet e koordinuara me partnerët tanë, veçanërisht me Qeverinë e SHBA-së dhe Richard Grenellin, ka dhënë rezultatet e para, duke bërë që Serbia të ndalojë fushatën e saj të çnjohjeve. Vazhdimi i dialogut është hap kyç për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen reciproke”, ka shkruar Hoti në Twitter.

Grenell bëri të ditur se më 27 qershor do të ketë diskutime për dialogun Kosovë-Serbi në Washington./21Media