Pas konfirmimit të 129 rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë, kryeministri Avdullah Hoti ka bërë thirrje që të shtohet kujdesi dhe të zbatohen me përpikmëri masat e distancës fizike.

Hoti tha se numri i shtuar i rasteve të konfirmuara sot me COVID-19 është pasojë e mos kujdesit pas lehtësimit të masave të lëvizjes.

Vendosni maska gjatë gjithë kohës në hapësira publike, shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të papastërta, pastroni dhe dezinfektoni shpesh objektet dhe sipërfaqet e prekura siç janë tavolinat, tastierat, telefonat, parmakët dhe rezat e dyerve, mbajeni distancën fizike, nuk lejohet më shumë se 1 person në 8 metra katrorë në lokale, pronarët e lokaleve janë të obliguar të publikojnë numrin maksimal të lejuar të personave para hyrjes së lokaleve“, shkroi kryeministri në Facebook.

Tutje Hoti tha se Qeveria në bashkëpunim me Institutin e Shëndetësisë Publike të Kosovës është duke i zbatuar masat e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, si dhe po ndjek hapat e vendeve të BE-së për rimëkëmbje ekonomike./21Media