Mandatari për formimin e qeverisë që re të Kosovës, Avdullah Hoti, sot reagoi pas masave të reja të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Mandatari për formimin e qeverisë që re të Kosovës, Avdullah Hoti, sot reagoi pas masave të reja të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Hoti përmes një shkrimi u shpreh se “veprimet e fundit nga Qeveria në detyrë nuk e ndihmojnë vendin, por e kurthojnë atë”.

“Është e ditur se reciprociteti është pjesë organike e strukturës tonë ligjore. Por, ne sot kemi nevoje ta mbështesim dialogun me ndihmën e miqve tanë.”, shkroi Hoti në facebook.

Sipas Hotit, qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog.

“Vetëm përmes këtij koordinimi ne e avancojmë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ia heqim Serbisë alibinë për ta zvarritur marrëveshjen për njohjen reciproke.”, shkroi më tutje Hoti në facebook.

Qeveria në detyrë mbrëmë vendosi masa të reja të reciprocitetit ndaj Serbisë. Vendimi i parë i miratuar nga Qeveria, siç u bë e ditur përmes komunikatës në mbledhjen e qeverisë ishte ndryshimi dhe plotësimi i vendimit për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë.

“Sipas plotësimeve dhe ndryshimeve të këtij vendimi, në marrëdhëniet tregtare me Serbinë, ndalohen dokumentet për produktet bujqësore dhe industriale që përdorin emra të vendeve që përmbajnë elemente të tjera në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, emrat e vendeve në Republikën e Kosovës, por pa emërtimin e shtetit, që nuk i referohen me Republika e Kosovës dhe përmbajnë çfarëdo elementi që mohon pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë obligohet të përdorë stemën dhe emrin Republika e Kosovës në certifikatat fitosanitare dhe veterinare, ndërsa operatorët ekonomik nga Serbia duhet të pajisen me leje hyrëse për secilin automjet të transportit të mallrave që hyn në Republikën e Kosovës nga Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi.”, bëri të ditur qeveria përmes komunikatës./21Media