Kabineti i zgjedhur qeveritar, në ditën e parë të punës, vizitoi kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz dhe bëri homazhe pranë varreve të familjes së komandantit legjendar.

Aty u pritën nga Bekim Jashari, i cili së pari i drejtoi ata pranë kullave te Jasharajve që vazhdojnë të jenë në gjendje të mjerueshme dhe çdo ditë e re përbën rrezik për shembje të tyre. Aty, kryeministri Avdullah Hoti premtoi se do të trajtojë me prioritet çështjen e rikrijimit të ekipit që do të ngarkohet me restaurimin e tyre.

Prekazi, vendi ku dy dekada më parë u shënua historia për të cilën e kuptoi e gjitha bota, vazhdon të jetë pjesa më e vizituar në Kosovë nga shqiptarë dhe të huaj.

Varrezat, muzeu i qëndresës dhe kullat e familjes Jashari vizitohen çdo festë, por edhe në dite të zakonshme. Por, ajo që bie në sy në këtë kompleks janë kullat të cilat ndodhen pothuajse para shembjes. Udhëheqësit e qeverisë së Kosovës kishin premtuar rregullim te kësaj çështje, kishte formuar ekipe komiteti, por që nuk ka pasur rezultat.

Gjendjen e kullave ua tregoj nga afër sot Bekim Jashari edhe kabinetit të ri qeveritar.

Avdullah Hoti, i cili dje është zgjedhur kryeministër i vendit, u zotua se do të trajtojë me prioritet çështjen e rregullimit të kullave të familjes Jashari në Prekaz.

Kullat e familjes Jashari vazhdojnë të jenë në gjendje të mjerueshme dhe rrezikojnë të shemben.

Shteti i Kosovës ende nuk ka arritur të merret me to ani pse vendi i rezistencës së familjes Jashari vazhdon të vizitohet nga mijëra vendorë e të huaj./kp