Hoti viziton Down Syndrome Kosova
31 Dhjetor 2020
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti e tani edhe kandidat për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) do të vizitojë sot Down Syndrome Kosova.
Nga zyra e kryeministrit njoftuan se vizita do të jetë në orën 10:00.
Ndërkaq, gjatë së enjtes Hoti i shoqëruar nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, vizituan Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.