Qeveria e Kosovës do të ndihmojë në modernizmin e Forcës së Sigurisë së Kosvës. Kështu premtoi sot kryeministri, Avdullah Hoti.

Ai ishte i pranishëm në shënimin e Ditës së FSK-së.

“Përveç detyrave të tyre të zakonshme, FSK gjatë këtyre muajve ka dhënë provimin e tyre para qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës, duke marrë pjesë në përpjekjet tona për parandalimin e COVID-19. Në ditën e FSK-së, në emër të Qeverisë shprehi mirënjohjen dhe falënderimet për të gjitha vendet e NATO-s të cilat kanë ndihmuar në rritjen e FSK-së. Falë ndihmës së tyre, FSK na bën krenar, është emblema më e mirë e identitetit të shtetësisë së Kosovës”, tha kryeministri.

Tutje i pari i qeverisë u zotua se FSK do të avancohet krahas ushtrive bashkëkohore.

“FSK do të jetë ushtri modern, profesionale e cila do të avancojë krahas vendeve të zhvilluara dhe ushtrive bashkëkohore me qëllim që të jetë përherë e gatshme për të garantuar paqe, stabilitet dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës”, deklaroi ai.

Dita e Forcës së Sigurisë së Kosovës është duke u shënuar me disa aktivitete./21Media