Hovenier: Ne nuk mund dhe nuk do ta pranojmë agresionin e Rusisë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, me rastin e dy vjetori të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës ka thënë se s’duhet pranuar dhe se SHBA-ja nuk do ta pranojë agresionin e Rusisë.

Diplomati amerikan përmes një shkrimi në plaformën “X” ka thënë se është një sfidë themelore dhe e papranueshëm për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

“Dy vjet pasi Rusia filloi pushtimin e saj brutal dhe në shkallë të plotë të Ukrainës, ne riafirmojmë angazhimin tonë si partnerë ndërkombëtarë për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj, demokracinë dhe vlerat e saj”, ka shkruar Hovenier.

Ai ka publikuar edhe një fotografi, ku flamuri i Ukrainës shihet që është vendosur në objektin e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë me mbishkrimin “Ne qëndrojmë me Ukrainën”.

Back to top button