Hovenier: Romët të kenë qasje të barabartë në arsim dhe punësim

Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Jeffrey Hovenier në Ditën Ndërkombëtare të Romëve ka thënë se mbetet punë për t’u bërë në luftimin e diskriminimit dhe stereotipizimit, duke siguruar që romët kosovarë të kenë qasje të barabartë në arsim, punësim dhe shërbime qeveritare.
“Këtë Ditë Ndërkombëtare Romëve, i nderuar të festoj trashëgiminë e pasur kulturore të komunitetit rom përkrah liderëve nga Roma Versitas Kosovo Program në Plementinë. Mbetet puna për të luftuar diskriminimin dhe stereotipizimin, duke siguruar që romët kosovarë të kenë qasje të barabartë në arsim, punësim dhe shërbime qeveritare “, thuhet në një postim të ambasadorit amerikan./21Media

Back to top button