Hovenier ua thekson politikanëve serbë mbështetjen për një Kosovë sovrane

Ambasadori i ShBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka njoftuar të martën se ka takuar disa politikanë serbë të Kosovës, të cilët janë opozitarë të Listës Serbe.

Pjesë e takimit që vjen para mbajtjes së zgjedhjeve në komunat veriore – ashtu siç pati dakordim mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian në Bratislavë – ishin Aleksandar Jabllanoviq nga Partia e Serbëve të Kosovës, ish-kryetari i Graçanicës, Branimir Stojanoviq dhe Aleksandar Arsenijeviq nga Iniciativa Qytetare.

“Pata rastin të presë sot disa përfaqësues politikë serbë të Kosovës për të diskutuar çështje të rëndësishme për komunitetin e tyre. Mendimet e ndryshme dhe pluralizmi janë pjesë përbërëse e çdo demokracie të fortë dhe të shëndetshme”, shkroi Hovenier në Twitter.

“Përsëria mbështetjen tonë të kahershme për një Kosovë sovrane, multietnike dhe demokratike”, shtoi ai.

Back to top button