Hoxha: Shërbimi Noterial është kontribues i madh

Shënohet pesë vjetori i Shërbimit Noterial në Kosovë

Sot, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha në pesë vjetorin e Shërbimit Noterial në Kosovë, mori pjesë dhe mbajti fjalë përshëndetëse, me rastin e këtij solemniteti.

“Para 5 vitesh u krijua shërbimi noterial në Kosovë, i cili plotësoi një hapësirë të madhe në sistemin e drejtësisë që fillimisht u ofroi qytetarëve qasje më të shpejtë në shërbimet e caktuara, si dhe më e rëndësishmja, ndihmoi në shkarkimin e gjykatave nga numri i madh i lëndëve”, theksoi ministrja Hoxha.

Sipas ministres, Noteria në Kosovë ka arritur të shndërrohet në njërën nga shërbimet dhe profesionet me të respektuara në vend.

Ministrja Hoxha vuri në dukje se ky sukses nuk do te ishte arritur pa ndihmën e partnerëve dhe falënderoi Qeverinë Zvicerane për mbështetjen që ka dhënë për shërbimin noterial qysh nga themelimi i këtij shërbimi e deri më sot.

Back to top button