Ish ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, i është përgjigjur zërave për një bashkëpunim të mundshëm mes PDK-së dhe VV-së. Hoxhaj në “Argument Plus” në RTV21 u shpreh se aktualisht nuk ka bashkëpunim, por nuk e përjashton mundësinë që dy parti konfrontuese mund të plotësojnë njëra tjetrën.

“Deri më tash nuk ka pasur një bashkëpunim në mes të PDK-së dhe VV-së. Ndoshta për shkak të faktit që ne kemi qenë në pushtet dhe VV-ja në opozitë dhe nuk ka qenë një opozitë e zakonshme, por ka qenë një opozitë e dhunshme në jetën tonë politike. Mandej pas 6 tetorit ata e formuan qeverinë dhe ne ishim ne opozitë, dmth ska pasë pikëpremje.”, tha Hoxhaj.

Ndërsa sa i përket bashkëpunimit në të ardhmen, Hoxhaj u shpreh se do të shihet.

“Ndoshta për shkak të asaj që jemi dy parti të ndryshme. Deri më tash nuk ka bashkëpunim. A mund të ketë në të ardhmen bashkëpunim do të shihet. Bashkëpunimi mes VV-së dhe PDK-së do të ishte një bashkëpunim jo i zakonshëm për shkak se jemi të ndryshëm, kemi pasur qasje konfrontuese. Kjo do të ishte e barabartë sikurse në kozmologjinë kineze, ai “yin yang”, e bardha me të zezën, që nënkupton që dy parti që janë konfrontuese, kundërshtuese, mund ta plotësojnë njëra-tjetrën.”, tha Hoxhaj në “Argument Plus” në RTV21./21Media

#ArgumentPlus #Deputeti Hoxhaj tregon të vërtetën rreth zërave për bashkëpunimin #VV-PDK

#ArgumentPlus #Deputeti Hoxhaj tregon të vërtetën rreth zërave për bashkëpunimin #VV-PDK

Gepostet von RTV21 am Freitag, 15. Mai 2020