Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Enver Hoxhaj sot është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulëzim Basha.

Në një deklaratë të përbashkët pas takimit, Hoxhaj tha se Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete por, me të njëjtin qëndrim rreth Gjykatës Speciale.

“Jemi dy shtetet me dy kryeqytete por duhet ta kemi një qëndrim në raport me Gjykatën Speciale, një qëndrim ne raport me raportet tona bilaterale Kosovës-Shqipëri, një qëndrim ne raport me temat të cilat do t’i ketë Kosova në të ardhmen dhe sa i takon anëtarësimit në NATO dhe OKB edhe sa i takon temës së liberalizimit të vizave”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj i cili ushtron edhe detyrën e kryetarit të PDK-së në këtë vizitë zyrtare në Shqipëri është shoqëruar nga nënkryetari Xhavit Haliti dhe sekretari, Uran Ismaili. Hoxhaj pritet të ketë një agjendë të ngjeshur të takimeve me krerët e institucioneve tjera dhe liderët e partive poliitke./21Media