Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj sot ka reaguar ndaj vizitës dhe të bërit fushatë në Shqipëri të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në një takim me që ka mbajtur me drejtorin e spitalit në Prizren, Afrim Avdaj, kreu i PDK-së ka theksuar se janë shqetësuese lajmet se në Kosovë më nuk ka vaksina, ndërkohë që, Shqipëria ka vaksinuar 400 mijë qytetarë.

”Njerëzit po infektohen edhe më shumë, të tjerët po vdesin në mungesë të vaksinave e kryeministri Kurti me ministrat e tij por bëjnë xhiro me xhipa e deklarata për mot të mirë në Shqipëri. Por parashikimet në Kosovë nuk janë të tilla z. Kryeministër. Janë të errëta dhe për të cilat do të mbash përgjegjësi”, ka shkruar Hoxhaj në facebook.

Albin Kurti për të satën herë po shfaqet në Shqipëri si kryeministri i Kosovës që më shumë i interesojnë bashkëpartiakët…

Posted by Enver Hoxhaj on Sunday, April 25, 2021

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka votuar në Shqipëri. Ai ka theksuar çdo njeri që e ka pasaportën e Republikës së Shqipërisë duhet të votojë. ”Dita është e bukur, me diell, unë uroj sa më shumë ditë të bukura dhe mbarësi”, ka thënë Kurti./21Media