Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj në një konferencë për media ka adresuar kritika të shumta ndaj Qeverisë aktuale lidhur me qasjen në dialog. Sipas Hoxhajt, takimi në Bruksel është i nxituar dhe me shumë paqartësi, e që sipas tij do të duhej të shtyhej.

Hoxhaj edhe njëherë e ripërsëriti qëndrimin e PDK-së se do të mbesin në opozitë.

“Ne si PDK e kem qëndrimin që e kemi pasur para disa muajsh që ne mbesim në opozitë dhe deri më tani as organet e partisë e as grupi parlamentar i PDK-së nuk kanë diskutuar për përfshirje në qeveri. Pra, PDK-ja mbetet në opozitë”, ka thënë Hoxhaj./21Media

#Hoxhaj: Ne si #PDK do të mbesim në opozitë

Posted by RTV21 on Saturday, July 18, 2020