Hoxhaj: Thaçi dhe Veseli ishin në lartësinë e burrështetasve të rrallë

Hoxhaj: Thaçi dhe Veseli ishin në lartësinë e burrështetasve të rrallë

Pas konfirmimit të aktkauzave nga Gjykata Sepciale për ish-presidentin Hashim Thaci dhe ish-kryetarin e PDK-së Kadri Veseli, Partia Demokratike e Kosovës konsideron se Kosova është në një proces të vështirë të shtetndërtimit. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj në një konferencë për media tha se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër. Hoxhaj komentoi edhe veprimet e Vjosa Osmanit si ushtruese e detyrës së presidentes.(Teksti-Valmira HOTI, kamera – Valon  DEMIQI)/21Media