Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj komentoi situatën aktuale politike në vend. Hoxhaj deklaroi se PDK do të respektojë çfarëdo vendimi të Gjykatës Kushtetuese për mandatarin e ri dhe se kjo qeveri nuk mund të rri dhunshëm në pushtet. Hoxhaj vlerëson se vendi ka nevojë për Qeveri të re.

“Çdo vendim që sjellë Gjykata, PDK-ja do ta respektojë. Mendoj që edhe në të kaluarën kemi dhënë shembuj në raport me raste të ndryshme. E ftojmë çdo subjekt politik ta bëjë një gjë të tillë. Natyrisht që vendi ka nevojë për Qeveri të re, por Kushtetuesja ka marrë vendim ta pezullojë përmes një mase të përkohshme dekretin e presidentit dhe besoj që një pjesë e madhe e kohës ka kaluar dhe tash pritet që ky vendim ta marrë epilogun final dhe të shohim se sa do të ketë mundësi që të ketë një Qeveri të re. Por ne si PDK do ta respektojmë çfarëdo që të jetë vendimi”, deklaroi Hoxhaj./21Media

#ArgumentPus #PDK do ta respektojë çfarëdo vendimi që sjellë #GjykataKushtetuese

Gepostet von RTV21 am Freitag, 15. Mai 2020