Partia Demokratike e Kosovës e konsideron të nxituar takimin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, që u zhvillua të enjten në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj thotë se PDK-ja nuk është kundër dialogut, por kundër qasjes ndaj dialogut.

“PDK nuk është kundër dialogut, por jemi seriozisht kundër qasjes dhe mënyrës se si Qeveria e Kosovës e ka filluar dialogun. Ky takim ka treguar se Kosova dhe Qeveria e Kosovës nuk është e përgatitur as politikisht e as përmbajtësisht për një proces të tillë. Ka hyrë në këtë dialog pa platformë, pa strategji, pa konsenzus, pa koordinim, pa përvojë në këtë proces dhe pa ekspertë”, ka thënë ai në një konferencë për media.

Sipas Hoxhajt, me këtë qasje Kosova ka rifilluar dialogun pa afat kohor, pa parime dhe pa unitet, duke dëmtuar pozicionin negociues të Kosovës./21Media

#LIVE PDK në konferencë për media

#LIVE PDK në konferencë për media

Posted by RTV21 on Saturday, July 18, 2020