Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherit edhe kandidat për kryeministër nga kjo parti, Enver Hoxhaj sot premtoi rritje të pagave për policët me ardhjen e tyre në pushtet.

Hoxhaj nëpërmjet një shkrimi në “Facebook” theksoi se rritja e pagave dhe përkrahja në nivele të ndryshme gjatë qeverisjes së PDK-së do ta bëjë Policinë e Kosovës institucionin më kredibil e më profesional në nivel rajoni.

“Rritja e pagave dhe përkrahja në nivele të ndryshme, gjatë qeverisjes së PDK-së, do ta bëjë Policinë̈ e Kosovës, institucionin më kredibil e më profesional në nivel rajoni!”, shkroi Hoxhaj.

Hoxhaj shpërndau edhe një fotografi të policisë, ku shkroi “Krenar me djemtë dhe vajzat tona që bartin këtë uniformë!”.