Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka reaguar për aktakuzën që tashmë të konfirmuar nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuar.

Hoxhaj në fotografinë e shpërndarë bashkë me Veselin ka shkruar se “ushtar i vendit të vet, i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës! Ka vetëm një popull që ka luftuar për liri e pavarësi. Ka vetëm një UÇK që ka bërë luftë të drejtë”.

Nga ana tjetër, Kadri Veseli sot ka theskuar se ftesën për në Hagë e sheh si mundësi që t’i përgjigjet dyshimeve dhe thashtethemeve të cilat kanë qarkulluar për vite të tëra andaj ai theksoi se kjo ishte arsyeja që kishte votuar për krijimin e kësaj gjykate.

Drejt Hagës është nisur edhe Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi./21Media