Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka uruar ish-presidentin e vendit Hashim Thaçin për ditëlindjen e tij të 53-të.

“Më 24 prill, 53 vite më parë, në Burojë të Drenicës u lind Hashim Thaçi. Një mik si asnjë tjetër dhe një lider i pakrahasueshëm që ndryshoi kursin e historisë së Kosovës duke u mishëruar përgjithmonë me të. Udhëheqja e luftës çlirimtare dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës do të jenë përjetësisht të lidhura ngusht e të pandashme nga emri i tij”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj ka uruar që kjo të jetë ditëlindja e parë dhe e fundit që nuk e festojnë së bashku.

“Në ditëlindjen e tij të 53-të, me zemrat e lënduara që nuk e kemi pranë nesh, por, padyshim krenar për atë që ai përfaqëson, i dërgojmë urimet më të ngrohta themeluesit të shtetit tonë. Qoftë kjo ditëlindja e parë dhe e fundit që nuk e festojmë së bashku, president. Kosova të pret. Ne të presim!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot mbush 53 vjet. Kjo datëlindje Thaçin e gjen në Hagë ku po akuzohet për krime lufte nga Gjykata Speciale./21Media

Urime, president!

Me 24 prill, 53 vite më parë, në Burojë të Drenicës u lind Hashim Thaçi. Një mik si asnjë tjetër dhe…

Posted by Enver Hoxhaj on Saturday, 24 April 2021