Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka ngushëlluar për vdekjen e asamblistit të partisë, Labinot Aliaj.

Hoxhaj, përmes një statusi në “Facebook”, ka thënë se është humbje e madhe për familjen, Istogun dhe Partinë Demokratike të Kosovës, vdekja e papritur e anëtarit dhe asamblistit të partisë, Labinot Aliaj.

Enver Hoxhaj, gjithashtu ka shtuar se aktivizmi i Labinotit, bujaria e tij dhe shembëlltyra e një dali të dashur e punëtor, do t’i mungojë veçanërisht partisë.

“Ai ishte sinonimi i të mirës dhe angazhimit pa përtesë për komunitetin, qytetin dhe Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj.

Në emrin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hoxhaj ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë aktivistëve./21Media