Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se vizita e kryeministri Avdullah Hoti në Bruksel para takimit të së shtunës në Shtëpinë e Bardhë, mund të jetë një gabim që mund të sjellë pasoja, siç është shprehur ai, gjeopolitike.

Sipas Hoxhajt,  Hoti po shkon në Washington i papërgatitur dhe pa tema diskutimi.

Dje mbeta i habitur kur e pash që do të shkojë në Bruksel para vizitës në Washington. Krejt vëmendja ndërkombëtare është çka ndodhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Washington. Kur shkon në Washington mund të pyesin çka u tha në Bruksel. A e dini që kur keni vizitë të deklaruar publikisht te partneri kryesor, nuk e bën këtë gabim të thuash se po shkoj në Bruksel e pastaj prej tyre në Washington. Vuçiq po shkon në Moskë dhe prej Moskës po shkon në Washington. Është goxha gabim i madh, të bëhet një gabim protokollar me pasoja gjeopolitike, të paktën me sens mund të thonë si kalove në Bruksel, se ata janë qendra e botës dhe partneri ynë kryesor”, tha Hoxhaj.