Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar Shqipërinë për zgjedhjen në Këshill të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, derisa ka thënë se anëtarësimi i saj do ta bëjë më të fortë zërin e Kosovës në KB.

“Urime Shqipërisë për zgjedhjen si anëtare të Këshillit të Sigurimit. Kjo është një arritje e madhe për Shqipërinë dhe diplomacinë e saj të fortë. Bravo Edi Rama, kjo do ta bëjë zërin e Kosovës më të fortë në Kombe të Bashkuara”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Shqipëria sot është zgjedhur anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për vitet 2022-2023 me 175 vota për nga 117 të nevojshme.