39 vjeçarja nga Istogu ishte operuar në QKUK

39 vjeçarja nga Istogu ishte operuar në QKUK

Ka vdekur sot gruaja e cila mbrëmë u identifikua me sëmundjen COVID-19 nga fshati Lluga e Istogut.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova.

“Po, ka vdekur. Informatën e mora nga policia që zonja ka vdek, të tjera informata momentalisht nuk kam”, tha Rugova.

Gruaja 39 vjeçare nga Istogu ishte operuar në QKUK pa e ditur mjekët se ajo ishte e prekur me COVID-19./ kallxo.com