Humb jetën 2 vjeçari në një dyqan Krishtlindjesh
29 Nëntor 2019
Humbi jetën 2 vjeçari
Humbi jetën 2 vjeçari
Një djalë 2 vjeçar ka humbur si pasojë e një aksidenti në një dyqan Krishtlindjesh në Luksemburg më 24 nëntor.
Brenda ambienteve të marketit, një skulpturë prej akulli ishte shkëputur duke i rënë sipër djaloshit të vogël i cili kishte ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Policia kishte arritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes derisa nuk dihet ende se si u shkëput skulptura.
Qeveria kishte urdhëruar që çdo organizim në Place Guillaume II të anuloheshin për ditën e hënë më 25 nëntor./21Media