Humb jetën 23-vjeçarja në aksident
21 Nëntor 2017
Aksident në Lezhë
Aksident në Lezhë
23 vjeçarja Davida Doka ka humbur jetën pasi u përplas për vdekje nga një 30 vjeçar që udhëtonte me makinë. Aksidenti ndodhi në segmentin rrugor Lezhë-Tiranë, në afërsi të një karburanti.
Sipas policisë në momentin e përplasjes, Doda po kalonte rrugën.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariatin e policisë së Fushë Krujës.