Humb jetën njё person në aksident trafiku

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksident trafiku në bjeshkët e Strellcit.

Rasti ka ndodhur të dielën, rreth orës 15:45.

Në këtë vetaksident ishte i përfshirë njё automjet VW me targa vendore.

“Deri te aksidenti ka ardhur derisa drejtuesi i automjetit ishte duke qarkulluar nga bjeshkёt e Strellcit nё drejtim tё fshatit Strellc-Deçan, ku me tё arritur në kilometrin e pestё (5), duke mos iu përshtatur kushteve tё rrugës e humb kontrollin dhe del jashtë rrugës duke u përplasur me njё shkëmb. Si pasojё e aksidentit lëndime trupore kanё pёsuar i dyshuari dhe dy persona tё tjerё, tё cilët janë dërguar në spitalin rajonal në Pejё. Nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar vdekja e njёrit nga tё lënduarit tё automjetit, ndёrsa dy tё lënduarit e tjerё janё duke u trajtuar në spitalin rajonal në Pejё”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button