Një 22 vjeçar ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti me veturë në Vushtrri. Lajmin për vdekjen e I. D. e ka bërë të ditur Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti në fjalë është kualifikuar si ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’ ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Aksidenti ka ndodhur  dje rreth orës 10:05 në rrugën “Ajet Gërguri” Vushtrri./21Media