Humb jetën një këmbësor në Skenderaj
Një këmbësor ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në Skenderaj të martën.
Policia ka njoftuar se shoferi i veturës është shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejme.
“Sonte, rreth orës 21:10, në rrugën ‘Azem Bejta’ në Skenderaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë fataliteti. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën këmbësori, rreth 74-vjeçar”, njoftoi Policia.
Njësitet relevante policore, përfshirë hetuesit e aksidenteve të trafikut, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.