Një person ka humbur jetën teksa po drejtonte mjetin e tij në aksin rrugor Fier-Lushnje.

Dyshohet se ai ka pësuar infarkt.

”Sot në datë 22.06.2020, rreth orës 14:50, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Vajkan”, shtetasi A. Z., duke drejtuar automjetin “IVEKO”, dyshohet se ka pësuar infarkt dhe për pasojë ka gjetur vdekjen”, informon policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./oranews