Sot, në minierën e Novobërdës kanë vdekur dy minator derisa ishin duke punuar.

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka ngushëlluar familjet e viktimave dhe minatorët e Kosovës.

“Jam prekur thellë nga raportimi se sot dy Minatorë kanë humbur jetën në punë në minierën e Artanës. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe Minatorët e Kosovës. Kjo është një ditë e trishtë për Kosovën. Shumë nga familja ime kanë punuar në atë minierë dhe dhimbja ime është jashtëzakonisht e madhe. Mendimet e mia janë me familjet dhe minatorët e Kosovës në këto momente të vështira për ta”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.

Sot paradite në një nga horizontet e minierës së Novobërdë ka pasur shembje të dheut./21Media