Humbja e thellë nga City, reagon Mikel Arteta
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, nuk ishte i kënaqur me disa nga vendimet e marra nga gjyqtarët dhe lojtarët e tij pasi skuadra e tij humbi 5-0 nga Manchester City.
Humbja nga Manchester City është e treta radhazi në sezonin e ri të Superligës dhe madje ata në këto tri ndeshje nuk e kanë shënuar asnjë gol.
Kishte disa momente të diskutueshme në ndeshje, megjithatë, Arsenali mbeti me 10 lojtarë në fushë pasi kapiteni i tyre Granit Xhaka u përjashtua me karton të kuq.
Arteta ka shprehur zhgënjimin e tij pasi ra në fund të tabelës së Premier Ligës.
“Është vërtet e dhimbshme, shumë gjëra ndodhën në lojë për të arritur atje ku arritëm. Unë mendoj se e filluam lojën shumë mirë, dhe herën e parë që ata e morën topin erdhën në zonë ndërsa ne nuk reaguam mirë ndaj atij krosimi”, ka thënë Arteta.
Pas javëve të tyre më të këqija në Premier Ligë, Arteta vlerësoi besnikërinë e tifozëve të Arsenalit dhe kërkoi falje që nuk ishte në gjendje të jepte rezultatet që ata po i kërkojnë.
“Ne mendoj se kishim 3,000 tifozë sot dhe mënyra se si ata reaguan ndaj ekipit dhe klubit me mbështetjen që ata kanë dhënë, ishte e pakushtëzuar”, ka shtuar tutje Arteta.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?