Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi sot priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, József Bencze, me ç’rast diskutuan për marrëdhëniet në mes të dyja vendeve.

Ministri vlerësoi rolin e Hungarisë në mbështetjen që i ka dhënë Republikës së Kosovës në aspektin ekonomik dhe të integrimit.

Abrashi e informoi ambasadorin për  prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe për projektet e ardhshme në hekurudha dhe autostrada.

Ndërsa, ambasadori Bencze, siç informoi MI, konfirmoi mbështetjen e Hungarisë për Kosovën, duke vlerësuar se shteti i tij do ta përkrahë Kosovën në ekonomi, integrim dhe arsim./21Media