Hungaria nuk dëshiron të lejojë dërgesat e armëve për Ukrainën

Hungaria nuk dëshiron të lejojë dërgimin e armëve në Ukrainë nëpërmjet territorit të saj.
“Ne nuk do të lejojmë që armët vdekjeprurëse të transportohen nëpër territorin hungarez”, shkroi sot në Facebook ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto.
Ai shpjegoi se vendimi është marrë për të garantuar sigurinë e qytetarëve hungarezë në të dy anët e kufirit, shkruan N-Tv
Transportet ushtarake “mund të bëhen lehtësisht një objektiv”, shtoi ministri./21Media

Back to top button