Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka rezultuar pozitive në testin për koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Bajrami përmes një shkrimi në Facebook, ku ka treguar se do të jetë për dy javë në vetëizolim dhe se do të punoj nga distanca.

Bajrami nuk ka treguar për gjendjen e saj shëndetësore.

“Sot jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Për dy javë, do të jem në vetëizolim dhe do të punoj nga distanca për aq sa më lejon gjendja shëndetësore. Shëndet për ju dhe familjet e juaja!”, ka shkruar ajo.

Gjithashtu edhe ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar sot se ka rezultuar pozitive në testin për Covid-19.

Ndryshe, 16 persona kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar edhe 690 raste të reja./21Media