Adresa www.trusti10.org është rikthyer në funksion njofton Fondi i Sigurimeve Pensionale.

Ata kanë njoftuar se faqja është funksionalizuar pas mesnatës.

“Edhe adresat e tjera, që i kemi publikuar mbrëmë për aplikim, dhe përmes të cilave janë realizuar mbi 230 mijë aplikime deri në mëngjes, vazhdojnë të jenë aktive dhe mund të aplikohet në to.Për të gjitha çështjet e tjera teknike me llogaritë bankare jemi duke u marrë, dhe për disa tashmë kemi gjetur zgjidhje, e ditëve në vijim do t’ju njoftojmë për çështjet e tjera që janë shfaqur në konfirmimin e llogarive bankare”, thuhet në njoftim.

Po ashtu nga Fondi i Sigurimeve Pensionale kanë njoftuar se kur do të mbyllet afati për aplikim.

“Janë edhe dy javë për të aplikuar për pagesat e dhjetorit, si edhe tre muaj të tjera në fillimvitin 2021 (deri më 6 prill 2021 mbyllet afati i aplikimit).”, thuhet në njoftim.

Dje faqja kryesore e cila është promovuar dhe dizajnuar për aplikim për tërheqjen e 10%-shit ka qenë jasht sistemi. Si alternativë për të aplikuar janë përdorur faqe tjera të cilat janë lansuar nga trusti./21Media