Aktorja e njohur rrëmbeu zemrat e shikuesve nga momenti i parë

Aktorja e njohur rrëmbeu zemrat e shikuesve nga momenti i parë

U bë e njohur përmes rolit të “Hyremit” te seriali “Sulltani i Madhërishëm”, e që nga ai moment aktorja e njohur turke, Meryem Uzerli rrëmbeu zemrat e shikuesve.

“Hyremi” ndan me fansat e vet fotografi të shumta në rrjetin social Instagram ku numëron 4.5 milionë ndjekës, e mjaft i veçantë ishte fotosesioni i fundit i realizuar nga një fotograf turk, shkruan rtv21.tv

Fotografitë janë mjaft të bukura dhe aktorja si gjithmonë duket në formë.

Aktorja e njohur turke ishte pjesë e filmit “Cingoz Recai”, bashkë me aktorin e njohur turk Kenan İmirzalıoğlu, që njihet si “Mehmet Kosova”. Ky film flet për xhentilesën, mëshirën dhe bujarinë e një keqbërësi, është storie e një hajduti, e bazuar në romanin e novelistit të famshëm Peyami Safa./21Media