Hyri ilegalisht me traktor në Kosovë, transportonte mish derri

Policia ka bërë të ditur se derisa ka qenë duke patrulluar në afërsi të brezit kufitar ka ndaluar një traktor të cilin ishte duke e ngasur i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollimit në traktor është gjetur mish derri të kontrabanduar rreth 270 kg.
Rasti ka ndodhur në fshatin Korminjan të Ranillukut dhe mishi është konfiskuar.
Ndërsa, traktori dhe personi i dyshuar janë liruar në procedure të rregulltë./21Media

Back to top button