”Hyrrem”, publikon fotografi nga Berlini, kush po e shoqëron?

Aktorja turke Meryem Uzerli, e njohur si ”Hyrrem”, në serialin ”Muhteşem Yüzyıl”, po shijon disa ditë në Berlin.
Aktorja së fundmi ka postuar fotografi nga atje, teksa shihet duke shetitur rrugëve të Berlinit, në shoqëri me vajzat e saj.
Uzerli, e cila jeton në Gjermani ka kaluar kohë me Lily Koin dhe Lara Jemine si dhe qenin e tyre.

Aktorja më parë është pyetur nga gazetarët se si ia del të kudjeset për vajzat e saj pa babain e tyre.
Uzerli është përgjigjur se nuk kanë nevojë për asnjë mbështetje madje ka thënë se nuk kanë lidhje me të.
Meryem Uzerli ka pasur për një kohë një lidhje dashurie me Can Ateş. Nga ky bashkim i çiftit lindi vajza e tyre Lara Jemine Uzerli.
Uzerli, e cila vitet e fundit ishte para objektivit me dashurinë e saj amerikane, ka pasur lumturinë të bëhet nënë për herë të dytë duke mbajtur në krahë vajzën e saj Lily Koi. Të dy u ndanë shumë shpejt./21Media

Back to top button