Aktorja turko-gjermane, Meryem Uzerli, e cila u bë e famshme me rolin në serialin e famshëm “Sulltani” i cili u transmetua në RTV21 u bë nënë për herë të dytë.

Meryemi, në Instagram publikoi fotografitë e para me vogëlushen e saj, të cilën e pagëzoi me emrin Lily Koi.

Aktorja u bekua me vajzën e dytë pas vajzës së saj të parë 7-vjeçare e cila quhet Lara. Babai i Larës është Can Ateş. Ndërsa për sa i përket babait të fëmijës së saj të dytë, aktorja preferoi të mos jepte informacion. /21Media