Hysa: Talat Xhaferi nuk është Dritan Abazoviq

(Lajm i përditësuar)
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë Veriore, Ylber Hysa tha se Talat Xhaferi ngërthen më shumë me përvojën e tij.
“Ai realisht nuk është aty kryeministër pse është vetëm shqiptar. Po ta shifni dhe ta krahasoni atë me figurat e tjera në Maqedoni nëse ja harroni emrin, nëse e zgjedhni qorras do ta zgjedhni mu atë për arsye të gjitha atyre kualiteteve që ofron. Xhaferi është më shumë sesa një shqiptar në politikë”, tha Hysa.
Ai theksoi edhe numërimet që bëhen në media lidhur me shqiptarët në postin e kryeministrit duke thënë se Talat Xhaferi nuk është Dritan Abazoviq për shumë arsye.
“Ai nuk është një pjesëtar i një partie jo shqiptare, siç ishte Abazoviq është një përfaqësues super-shqiptare. Se dyti ka një përvojë dhe ofron kualitet dhe shihet si një lajm i mirë. Nuk është aty kanakari i dikujt as i Edi Ramës as i Vuçiqit dhe as i Kurtit”, tha Hysa.
Hysa: Zgjedhja e Talat Xhaferit është “qershia mbi tortë”
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë Veriore, Ylber Hysa, në një intervistë për RTV21 tha se zgjedhja e Talat Xhaferit kryeministër i Maqedonisë Veriore është moment historik jo vetëm për shqiptarët në këtë shtet.
“Sot po festohet një kryeministër i parë shqiptar, sado që teknik në vete ngërthen jo vetëm simbolikën e aktit por edhe përkushtimin dhe përmbylljen e një procesi një investimi politik të një gjenerate të tërë. Kjo sot siç të thuash është “qershia mbi tortë”. Një rrugëtim i gjatë nga të qenurit armik i brendshëm, shqiptaret u transformuar në një subjekt jo vetëm i brendshëm politik, por edhe si garantues të politikave pro-perëndimore dhe euroatlantik”, tha ai.
Hysa tha se kjo po ndodhë në një kohë shumë të rëndësishme.
“Ëshjtë një moment shumë i rëndësishëm në të cilën z. Xhaferi po vije”, tha për RTV21.
Për Qeverinë teknike duhet të votojnë gjysma e deputetëve apo 61 nga 120 sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Edhe pa votat e VMRO DPMNE-së, shumica aktuale ka numrin e nevojshëm për të miratuar Qeverinë e re.
Votimi i Qeverisë teknike duhet të bëhet më së voni deri të dielën në mesnatë
Xhaferi do të bëhet shqiptari i parë që është në krye të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ndonëse do të jetë qeveri teknike me mandat 100 ditësh./21Media