Hyseni: Abdixhiku shkaktoi skandal politik duke refuzuar takimin me Begajn

Skënder Hyseni nga LDK ka kritikuar bashkëpartiakun, kreun e kësaj partie, Lumir Abdixhiku pasi ky i fundit refuzoi takimin me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Hyseni e quajti skandal politik këtë veprim të Abdixhikut.
“Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Kosovë, presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar takime me krerët e partive politike, thuhet në njoftimet e medias. Ndërkohë që thuhet poashtu se “Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, paska refuzuar takimin me presidentin Bajram Begaj, duke mos respektuar ftesën e presidentit për t’u takuar në selinë e Kuvendit”. Pretendimi idhnak i Abdixhikut se Presidenti shqiptar duhej të shkonte në selinë e LDK-së për takim, shpërfaq një ego infantile politike të të parit të LDK-së”, u shpreh Hyseni.
Sipas Hysenit, ky është një skandal i panevojshëm, madje ai përmendi edhe takimin e Abdixhikut me Presidentin e Malit të Zi, jo në Kuvend por në Hotelin Swiss Diamond!
“Strohet pyetja, përse z. Abdixhiku nuk u bë poaq “ i madh”, me rastin e vizitës së Presidentit të Malit të Zi të cilin, me 19 maj 2022, shkoi ta takonte, madje jo në Kuvend të Kosovës por në hotelin Sëiss Diamond???!!!”, përfundoi Hyseni./21Media

Back to top button