Hyseni: Brenda 12 muajve duhet të ketë marrëveshje me Serbinë ose prishet procesi

 

Koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, sonte ka deklaruar se brenda 12 muajve duhet të ketë një marrëveshje përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë me njohje reciproke ose i gjithë procesi do të prishet.

Hyseni ka thënë se gjatë vizitës dy ditore në ShBA, ka pasur disa takime, ku ka insistuar t’i jepet një dinamikë e re dialogut në Bruksel.

“Grenell më kërkoi falje që nuk mund të ishte në Uashington në kohën kur isha unë atje. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë plotësisht në proces, përfshirë edhe ambasadorin Grenell”, ka thënë ai.

Hyseni ka thënë në Klan Kosova se i ka sugjeruar LDK-së që ta shqyrtojë çështjen e përfshirjes së PDK-së në qeveri, pasi nuk ka asgjë më të rëndësishme sot se sa menaxhimi me Covid-19 dhe dialogu me Serbinë.

Hyseni i ka bërë ftesë VV-së, që ta emëroj një zyrtarë të saj në dialogun në Bruksel, vetëm për të parë se çka po ndodhë atje, pa pretenduar nëse duan apo jo të jenë hisedarë apo jo të marrëveshjes.

Back to top button