Hyseni: Midis pushtetit të tij dhe ruajtjes së Kosovës, Kurti do ta zgjedh zbatimin e asociacionit

Nënkryetari i PSD-së Zgjim Hyseni në emisionin “Click” në RTV21 tha se Qeveria aktuale do ta vë në zbatim asociacionin. Sipas tij, kryeministrit Kurti nëse do t’i kërcënohej pushteti ai do të zgjedhte që ta zbatonte asociacionin.

“Sa i përket çështjes së asociacionit, nuk është më dallimi kush e ka pranu asociacionin, është pranu asociacioni në 2013 , në 2015 është pranu tash, dallimi është kush ka me ja heq siparin prej letrave e ka me nxjerr në terren, d.m.th kush e realizon, analiza jeme thotë se ka me bo kjo Qeveri, edhe kjo punë ka me u kuptu brenda dy muajve. Edhe ky process në fakt po ec , targat nuk janë pranu në një moment qytetarët serbë brenda dy ditëve janë vetëdijësu, kanë marrë edhe mesazhe prej Beogradi , pranone. Nëse e sheh në KQZ janë dorëzu nënshkrimet priten me u caktu data për zgjedhje. Nëse Kurtin e pyet a po e bën e s’po e bën ky nuk ka qejf më bë, pyetja është  nëse kërcenimi për pushtetin e tij prej ndërkombëtarëve është aq kredibil sa që është në pyetje pushteti i tij midis pushtetit të tij edhe ruajtjes së Kosovës, ai ka me zjgedh zbatimin e asociacionit , kjo jo pse e don pushtetin për privilegje por për shakk se beson se historia ja ka caktuar një mision .”, tha ai.


Hyseni pas deklaratës së Qorrollit për përbërjen e KPK-së: Ka gënjy

Nënkryetari i PSD-së , Zgjim Hyseni në emsionin “Click” në RTV21, komentoi deklaratën paraprake të zëvendësministrit të Drejtësisë, Vigan Qorrolli i cili tha se përpërja e Këshillit Prokurorial do të mbetet e njëjta.

“E kam këtu draft ligjin që sot është votu, po lexoj prej nenit . ‘ Deri me datën 11 janar të vitti 2026, anëtarë të këshillit përvec atyre që janë anëtarë në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë edhe tetë anëtarë joprokurorë të zgjedhur nga Kuvendi, nëse janë edhe 8 anëtarë shtesë qysh është e mundur që  zëvndësministri të thotë mbetet në të njëtën përbërje…Unë mundem më thonë që duhna më u rujt në gjuhë dhe sjellje ama këtu ministri ka gënjy nuk ka fjalë tjetër.”, tha Hyseni./21Media

Back to top button