Koordinatori për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni ka thënë se është krenar që e ka koordinuar gjithë procesin, në 10 vjetorin kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Hyseni përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se 10 vite më pas Serbia është duke bërë përpjekje që të kthehet mbrapa me thirrje absurde si ajo për bisedimet rreth statusit të Kosovës.

“Ndjehem krenar që e kam koordinuar gjithë procesin dhe e kam përfqësuar Republikën e Kosovës pranë GJND-së. Me kë rast edhe një herë dua të falënderoj ekipin e juristëve të udhëqur nga Sir Michael Ëood dhe bashkëpuntorët e mi për punën e madhe”, ka shkruar ai.

Me 10 vota pro dhe 4 kundër anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare./21Media