Hyseni komenton shkarkimin e Veliut

Hyseni komenton shkarkimin e Veliut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka shkarkuar sot Agim Veliun nga posti i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Këtë veprim të Kurtit anëtari i kryesisë së LDK-së, Skënder Hyseni e ka quajtur akt irracional dhe diktatorial dhe deklaroi se LDK nuk e toleron arrogancën e Kurtit.

“Kurti ka bërë një veprim tejet të paarsyeshëm. Ky veprim i Kurtit është i padenjë në kohën kur vendi dhe shteti po përballen me një krizë të jashtëzakonshme dhe është irracionale, arbitrare dhe tërësisht e papranueshme. LDK do të marrë qëndrimin e duhur karshi vendimeve të reja”, deklaroi Hyseni.

Shkarkimi i Veliut erdhi pasi ky i fundit mbrëmë në një intervistë televizive u deklarua kundër qëndrimit të kryeministrit mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme./21Media