Hyseni: Të fillohet hartimi i marrëveshjes me EUROPOL-in

Hyseni priti në takim zyrtarë nga EUROPOL-i

​Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skender Hyseni priti në takim zyrtarët, Jari Liukku dhe Roberto Codesal nga Departamenti i Operacioneve të EUROPOL-it, të cilët po qëndrojnë në Prishtinë, në kuadër të një projekti të përbashkët me Policinë e Kosovës.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Brendshme, në këtë takim ministri Hyseni dhe zyrtarët e EUROPOL-it biseduan për modalitetet e bashkëpunimit të mëtejmë, duke e vlerësuar bashkëpunimin  e frytshëm të deritanishëm mes Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it.

Me këtë rast, ministri Hyseni theksoi nevojën që menjëherë pas hyrjes në fuqi të rregullativës së re të EUROPOL-it, të fillohet hartimi i një draft marrëveshjeje bashkëpunimi.

Back to top button